Kronikë

Fier/ Kapet i riu me 97 mijë euro dhe 3 mijë paund, nën hetim për pastrim parash



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 31/08/22 |
Opi Nion

Kontrolle të befasishme janë kryer nga Policia e Fierit ndaj personave me precedentë të mëparshëm kriminal. Si rrjedhojë në kuadër të operacionit policor të koduar “Money”, është proceduar penalisht një 28-vjeçar të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan në automjet, 97 540 euro dhe 3 000 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Policia ben me dije se bëhet fjalë për 28-vjeçarin R. Ç., me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme të ushtruara në të gjitha akset rrugore të vendit, si edhe monitorimit të vazhdueshëm të ambienteve që frekuentohen nga persona me precedentë kriminal, në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”, Fier, u ndalua për kontroll, nga shërbimet e Policisë, automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin R. Ç. me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë. Si rezultat, në automjetin e 28-vjeçarit u gjetën 97 540 euro dhe 3 000 paund, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dyshohet se këto shuma parash janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”-njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. Ç., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari të tjera kriminale.

 

 

Pas