Aktualitet

Rrahën një person,më pas dhunuan policët,shpallen në kërkim 2 djemtë e Tom Doshit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 26/04/22 |
Opi Nion

Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi, Markos dhe James Doshi, janë shpallur në kërkim policor.

Sipas Tv Klan .al gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë dy djemtë e Doshit kanë goditur me sende të forta 38-vjeçarin me iniciale R.S. Më pas, ata nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por kanë kundërshtuar  dhe goditur policët.

Së bashku me ata ishte dhe një person tjetër me iniciale E.L, i cili është kapur nga policia. Ndërkohë, dy djemtë e Tom Doshit kanë ikur nga vendngjarja ndërsa policia njofton se po vijon puna për kapjen e tyre.

Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre”, njofton policia.

Pas