Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ronaldo akuzohet për përdhunim, por ja çfarë thotë ylli i Realit

2017/04/15 at 11:11 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ronaldo akuzohet për përdhunim, por ja çfarë thotë ylli i Realit

Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një deklarate të “Gestifute”, përfaqësuesi i kompanisë së Jorge Mendes, ka mohuar me forcë informacionin e botuar nga “Der Spiegel”, sipas të cilit lojtari portugez i Real Madridit thuhet se ka përdhunuar një vajzë të re në vitin 2009. Kjo gjë është publikuar nga media gjermane, e cila i referohet “Football Leaks”. Informacionet që kanë rrjedhur, në të cilat e ka bazuar shkrimin e vet “Der Spiegel”, tregojnë se Ronaldo dhe njerëzit e tij ranë dakord të paguajnë 258,172 euro (375.00 dollarë) që vajza e përdhunuar të mos ankohej dhe tregonte asgjë. Më poshtë po riprodhojmë deklaratën e lëshuar nga “Gestifute”:


“Gazeta “Der Spiegel” publikoi një histori të gjerë në lidhje me një akuzë të pretenduar përdhunimi, që gjasme qenka kryer nga Cristiano Ronaldo në vitin 2009, pra rreth 8 vite më parë. Kjo është një pjesë e gazetarisë “fiction”. Viktima e supozuar refuzon të identifikohet dhe të vërtetojë historinë. I tërë ky komplot është bazuar në dokumenta, të cilat palët i identifikojnë me iniciale, me e-mail të këmbyer mes avokatëve, të cilët nuk kanë lidhje me Cristiano Ronaldon dhe autenticitetin. Flitet për një letër të dyshuar, që i është dërguar viktimës së pretenduar, por që ajo kurrë nuk e ka marrë. Raporti i “Der Spiegel” është i rremë dhe Cristiano Ronaldo do të ndërmarrë veprime ligjore kundër tij me të gjitha burimet në dispozicion. Akuza e përdhunimit është një akuzë e neveritshme dhe e turpshme, që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar “.

Sipas “Der Spiegel”, përdhunimi i supozuar ka ndodhur në SHBA. Më konkretisht, mëngjesin e 13 qershorit 2009, në një hotel luksoz në Las Vegas (Cristiano Ronaldo u prezantua gati një muaj më pas te Real Madridi, më 6 korrik, edhe pse konfirmimi i transferimit nga Manchester United te “Los Blancos” ishte bërë më 11 qershor). Muaj më vonë, më 12 janar 2010, palët nënshkruan një marrëveshje-zgjidhjeje në praninë e një ndërmjetësi në shtetin e Nevadas. Sipas informatave të “Der Spiegel”, ishte portugezi Carlos Osorio de Castro, përgjegjës për çështjet ligjore të Jorge Mendes, përfaqësuesi i CR7, i cili, me inicialet “Mr.D.” nënshkroi dokumentin prej tri faqesh, ku përfshihet edhe viktima, “znj.C”. Sipas “Der Spiegel”, vajza e përdhunuar kishte deklaruar detyrimin për të qëndruar e heshtur mbi këtë histori, të tërhiqte ankesën, të pastronte çdo material elektronik. Sipas gazetës gjermane, vajza e kishte raportuar shkeljen e pretenduar në Departamentin e Policisë Metropolitane të Las Vegas, në të njëjtën ditë, por pa dhënë emrin e lojtarit, të cilin e kishte referuar si “figurë publike” dhe “sportist”. Më në fund, pas marrëveshjes, ajo e ka tërhequr ankesën.

 

 

 

Etiketa: Ronaldo. perdhunim


Ju sugjerojmë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
Bota

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

25 Qershor, 2026 2:18 pm
Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 2:12 pm
Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Kaloi pa zhdoganuar 800 kg limona, arrestohet biznesmeni

Kaloi pa zhdoganuar 800 kg limona, arrestohet biznesmeni

Video/ Shikoni çfarë supergoli i shënon Eros Grezda Dinamos së Zagrebit

Video/ Shikoni çfarë supergoli i shënon Eros Grezda Dinamos së Zagrebit

Fotolajm/ Arbana Osmani dhe djali i saj, ç’po kurdisin në shtëpinë e tyre

Fotolajm/ Arbana Osmani dhe djali i saj, ç'po kurdisin në shtëpinë e tyre
















TE FUNDIT

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
25 Qershor, 2026

Një hetim disiplinor ka nisur ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, i cili është pezulluar nga detyra pas...

Lexo më shumë

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
25 Qershor, 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar 200 milionë dollarë për rindërtimin e Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese. Gjatë një lidhjeje telefonike me...

Lexo më shumë

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
25 Qershor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një...

Lexo më shumë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
25 Qershor, 2026

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}