Aktualitet

Roland Bejko caktohet drejtuesi politik i PD në Gjirokastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 26/01/22 |
Opi Nion

Rolan Bejko do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

“Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.

Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment BARDHI”-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas