Aktualitet

Riviera shqiptare në artikullin e CNN/Rama: Iku koha kur vendi ishte plot me plehra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 18/08/22 |
Opi Nion

“Ka ikur koha kur Shqipëria reklamohej në mediat e huaja si një vend i mbushur me mbeturina, kemi hyrë në një rrugë tjetër”.

Kështu ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, ndërsa bën me dije se turizmi në Shqipëri është promovuar dhe në median e huaj të CNN. Ndërsa, bashkangjitur postimit të tij, kreu qeverisë, Rama ka vendosur dhe linkun e artikullit në të cilin shkruhet për Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, si disa prej vendeve të cilat duhen vizituar mes perlave të Europës.

“EDHE CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Europës.

Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare.

Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re.

Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t’ia dale”, shkruan Rama/Opinion.al

 

 

Pas