Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rita Ora koncert falas nesër në Tiranë, dekorohet nga Presidenti

2022/09/05 at 1:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rita Ora koncert falas nesër në Tiranë, dekorohet nga Presidenti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore , Rita Ora është vlerësuar ditën e sotme nga presidenti Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”.


Ky vlerësim i është dhënë artistes shqiptare me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.

Gjatë ceremonisë së dekorimit, Begaj u shpreh se ky nderim mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Më tej Begaj shtoi se zëri i Ritës jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.

“Jam i sigurt se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht. Më lejo të shpreh konsideratën time për të gjithë përkushtimin tënd për artin dhe kulturën. Njëkohësisht, gjej rastin të inkurajoj që të sjellësh për botën, por edhe për kombin tonë shembullin se si arti,  vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente te tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve. Me krenari, të gjithë kemi parë se si zëri yt jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Shqipëria dhe Britani e Madhe kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve tona. Java e kulturës britanike që ne festojmë, tregon se jo vetëm nëpërmjet kulturës, por edhe përmes biznesit, ekonomisë dhe politikës, lidhja jonë do të jetë e fortë për shumë vite të tjera në vijim. Uroj që edhe në të ardhmen ta sfidosh veten duke u nxitur nga kjo ambicie artistike e fortë dhe duke plotësuar ëndrrat e tua, ta bësh mbarë botën të ëndërrojë. Së fundi, me lejo të  them se, nëse për botën je një artiste e madhe, për ne je gjithnjë një burim krenarie!”, u shpreh Begaj.

Nesër në orën 20:00 të mbrëmjes Rita Ora do të performojë në shëshin Skëndërbej përpara publikut shqiptar. Hyrja do të jetë falas për të gjithë./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Para
Rama: Do rrisim rrogat në sistemin shëndetësor, shpresoj edhe për pensionistët

Rama: Do rrisim rrogat në sistemin shëndetësor, shpresoj edhe për pensionistët

Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

Meta: Projektligj për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve

Meta: Projektligj për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve
















TE FUNDIT

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
10 Korrik, 2026

Andy Burnham ka hedhur një tjetër hap drejt të qenit lideri i ardhshëm i Partisë Laburiste dhe kryeministër, pasi shumica...

Lexo më shumë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
10 Korrik, 2026

Policia ka shpallur në kërkim Artur Suti, i dyshuar si autori i vrasjes në Kurbin. Sipas informacioneve, edhe ai rezulton...

Lexo më shumë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
10 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krahasuar sulmet ndaj Iranit me trajtimin e një sëmundjeje të rëndë, duke deklaruar se eliminimi...

Lexo më shumë

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 Korrik, 2026

Shqipëria do të vijojë të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në pothuajse të gjithë territorin. Vlerat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}