Bota

Rinumërimi konfirmon fitoren e Biden në Xhorxhia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:49 - 20/11/20 |
Opi Nion

Rinumërimi me dorë i votave për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Xhorxhia rikonfirmoi edhe njëherë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, ndërkohë që përpjekjet ligjore të aleatëve të Trump për të kundërshtuar humbjen u rrëzuan në 3 shtete të tjera.

Joe Biden ka fituar në shtetin e Xhorxhias dhe 16 votat e saj elektorale, një fitore e jashtëzakonshme për demokratët që ka zgjeruar hartën e tyre elektorale në juglindje të vendit.

Fitorja e Biden rrit epërsinë e tij në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit Donald Trump. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të ciliat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016.

Biden tani ka 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të Presidentit Trump. Trump fitoi Xhorxhian në vitin 2016, duke marrë 5 përqind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.

Në vitin 2020, demokratët u përqendruar shumë në këtë shtet, duke e parë atë si një mundësi për fitore, dy vjet pasi demokratja Stacey Abrams humbi ngushtë garën për guvernatore të shtetit. Të dy vendet e Senatit në Xhorxhia kanë shkuar në balotazh, duke rritur më tej profilin politik të shtetit.

Xhorxhia nuk kishte votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit./ VOA

Pas