Kryesore

Rinumërimi i votave në Berat, KAS merr vendimin: Rezultati nuk ndryshon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 21/05/21 |
Opi Nion

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka përfunduar rinumërimin e kutive të votimit të qarkut të Beratit.

Bëhet me dije se pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili në thelb nuk ndryshon asnjë mandat.

Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste.

Ky rezultat ka  dalë pas rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët.

Ndëkohë që kujtojmë se të hënën do të fillojë shqyrtimi ankesave të zonave zgjedhore në Durrës.

Pas