Sport

Rinovon kontratën, Odise Roshi dhe për tre vite luan me skuadrën ruse


               Publikuar në : 14:25 - 26/05/19 |
Opi Nion

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Odise Roshi, do të qëndrojë dhe për tre vite te skuadra ruse, FC Akhmat Grozny.

Pavarësisht dëmtimeve, drejtuesit e klubit kanë vendosur të rinovojnë kontratën me lojtarin shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga klubi rus me anë të një postimi në Twitter, ku shkruhet: “Odise Roshi do të jetë edhe për 3 vitet e ardhshme pjesë e klubit. Nënshkruam një kontratë të re 3-vjeçare”.

Mesfushori i Kombëtares transferua në vitin 2016 te Akhmat Grozny, por pas një dëmtimi të rëndë në sezonin e fundit ai mundi të aktivizohet vetëm në 12 ndeshje./ Opinion.al E.Xh.

Pas