Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinis çështja në Apel, dosja e Tahirit regjistrohet në GJKKO

2021/11/25 at 9:14 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rinis çështja në Apel, dosja e Tahirit regjistrohet në GJKKO

Dosja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Regjistrimi i dosjes vjen kur vetëm disa ditë më parë Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për ish-ministrin dhe ish-zyrtarin.

“Çeshtja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., është dërguar nga Gjykata e Lartë dhe është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar” theksohet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Gjatë dëgjimit të pretendimit të palëve në seancën e fundit, SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit, që nga ana e tij kishte vendosur për kthim të çështjes në gjykim në Shkallë të Parë.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.  Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por, Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë./Opinion.al

Etiketa: çështja e TahiritGJKKO

Ju sugjerojmë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
Aktualitet

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 Nëntor, 2025 10:47 am
Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Kryesore

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

21 Nëntor, 2025 10:36 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

21 Nëntor, 2025 10:32 am
Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
Bota

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

21 Nëntor, 2025 10:31 am
Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Para
Rama: Nesër mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, ku do të zhvillohet

Rama: Nesër mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, ku do të zhvillohet

Alimehmeti:Të izolohen fëmijët me virusin ‘duar-këmbë-gojë’, të shmanget përhapja

Alimehmeti:Të izolohen fëmijët me virusin ‘duar-këmbë-gojë’, të shmanget përhapja

Alarmohen shkencëtarët zbulohet varianti i ri i koronavirusit, me 32 mutacione

Alarmohen shkencëtarët zbulohet varianti i ri i koronavirusit, me 32 mutacione

TE FUNDIT

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
21 Nëntor, 2025

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të...

Lexo më shumë

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
21 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit...

Lexo më shumë

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
21 Nëntor, 2025

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres...

Lexo më shumë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
21 Nëntor, 2025

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. "Nuk ishte një akt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com