Politikë

Rindërtimi në Tiranë, Rama: Të punohet me 3 turne, të jetë taksative


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 28/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet kantierin e rindërtimit në lagjen “5 maji” në Tiranë.

I shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakuErion Veliaj, Rama kërkoi që në këtë kantier të punohet me 3 turne në mënyrë që projekti të përfundojë sa më shpejtë.

“Gjëja që kam merak është se të gjitha kantieret e ndërtimit duhet të jenë taksative me 3 turne. Ditën dhe natën. Duhet ta përshpejtojmë ndërtimin për këto blloqe. Ndryshon komplet vlera e pasurisë në të gjithë zonën. Rritet pasuria e atyre që janë me prona apo me shtëpi që i kanë ndërtuar pa leje, rritet pasuria e atyre që do jenë në programin e çifteve të reja. Rritet cilësia e jetës komunitare. Duhen vendosur prozhektorët dhe të punohet me tre turne” – tha Rama.

Ndërkohë, Ahmetaj është shprehur se aktualisht 860 familje janë ende në çadra, ndërsa ironizoi opozitën e duke thënë se në programin e saj ekonomik nuk kishte përfshirë procesin e rindërtimit.

“Kemi dhe ndërtesën e përbashkët të tatim doganave. Është 400 metra nga bulevardi kryesor. Sot janë vetëm 860 familje në çadër, numër që vjen duke u zvogëluar. Shumë familje janë në shtëpi. Ndërsa për të gjithë të tjerët që nuk janë kthyer, do të trajtohen me bonus qiraje. Opozita nxori pseudo programin e vetë sot, asnjë fjalë për tërmetin dhe për rindërtimin. Që do të thotë, njerëzit që janë jashtë do të qëndrojnë jashtë sipas tyre” – Ahmetaj./ Opinion.al

Pas