Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rindërtimi i ish-godinës së ATSH-së/ Veliaj: Do ta kthejmë në identitet; mbajmë fjalën për transport falas për pensionistët

2024/09/24 at 5:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rindërtimi i ish-godinës së ATSH-së/ Veliaj: Do ta kthejmë në identitet; mbajmë fjalën për transport falas për pensionistët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e rindërtimit të ish-godinës së ATSH-së në Bulevardin “Zogu I”. Ai u shpreh se gjatë procesit të rindërtimit godina do të ruajë disa elementë identifikues që arkitekti Maks Velo i kishte përdorur në ndërtesën e vjetër.


“Jam vërtet entuziast për punën që ka bërë skuadra këtu. I vlerësoj jashtë mase, jo vetëm stafin shqiptar, por edhe stafin që vjen nga India. Ka aq shumë kantiere në Tiranë saqë nuk përballohet dot më forcën punëtore të Tiranës dhe gjithmonë e më shumë do të shohim stafe të huaja. Këtu kemi punuar edhe gjatë gushtit, kur shumica e njerëzve shkonin me pushime. Kjo është një zyrë e re, e cila njihej më përpara si ‘pallati i Maks Velos’. Ende s’ka përfunduar, ne po i bëjmë me porosi pllakat që stilizonin dy katet e para të pallatit, ashtu siç i kishte bërë Maksi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se godina do të ketë dy kate shtesë, që do të përdoren nga Drejtoria e Transportit, e cila siç theksoi ai, ka bërë revolucion sot në Tiranë, duke u ndalur te transporti elektrik me taksi, korsitë e biçikletave dhe përgatitja për revolucionin më të madh të transportit urban.

“Siç kthyem në identitet ‘Pallatin me Kuba’, i cili njihej si pallati i Ismail Kadaresë dhe i Dritëro Agollit, siç kthyem në identitet kinemanë në Laprakë, kështu do të kthejmë në identitet edhe këtë vepër, e cila ka edhe dy kate shtese, ku do të vendoset drejtoria jonë e Transportit. Drejtoria e Transportit ka bërë një revolucion në Tiranë sepse sot jemi qyteti numër një për transportin elektrik me taksi, jemi qyteti që ka shtuar më shumë korsitë e biçikletave  dhe monopatinave, dhe jemi gjithashtu qyteti që po përgatitet për revolucionin më të madh të ecjes së shpejtë me autobus. Ne po bëjmë edhe verifikimin në kohë reale të autobusëve, edhe mënyrën se si do të bëjmë subvencionimin e abonesë për studentët dhe pensionistët. Jemi duke bashkëpunuar me Institutin e Sigurimeve Shoqërore që, për linjat urbane, nga 1 janari, të mbajmë fjalën e dhënë për të lehtësuar, përveç studentëve, edhe pensionistët”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se do të shihet mundësia e transferimit të institucioneve të tjera në këtë godinë, në mënyrë që të mos paguajnë qira të panevojshme. Ndërkohë, Veliaj shtoi se shumë shpejt disa institicione financiare do të transferohen në lagjen “5 Maji”.

Sipas Veliajt, kjo praktikë e shpërndarjes së institucioneve ne pika të ndryshme të kryeqytetit, ndihmon në gjallërimin e këtyre zonave në çdo orë të ditës.

“Ajo që kemi provuar është se kur lagjet kanë shfrytëzim të përbashkët, pra edhe punohet, po edhe jetohet, atëherë ajo lagje ka gjithmonë jetë. Statistikat tregojnë se aty ku ka jetë 24 orë ka më pak kriminalitet, komunitetet janë më të afruar me njëri-tjetrin, ka më shumë siguri për fëmijët”, deklaroi Veliaj.



Ju sugjerojmë

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Para
Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Komunikimi për mbylljen e hetimeve, Berisha nuk shkon nesër në SPAK, do përfaqësohet nga avokatët

Komunikimi për mbylljen e hetimeve, Berisha nuk shkon nesër në SPAK, do përfaqësohet nga avokatët

UEFA i heq finalen e Champions League stadiumit “San Siro”

UEFA i heq finalen e Champions League stadiumit “San Siro”
















TE FUNDIT

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
20 Qershor, 2026

Numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit është rritur në 16, njoftoi mbrojtja civile libaneze....

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
20 Qershor, 2026

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është paditur për korrupsion dhe abuzim përmes ndikimit të paligjshëm. Në një urdhër të...

Lexo më shumë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}