Aktualitet

Rikthimi i sekuestrove të pasurive, Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 25/01/21 |
Doriana Çepunaj

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu sekuestron e pasurive të tij, raporton A2.

Kujtojmë se ditë më parë kjo gjykatë vlerësoi se Llalla duhet të gjykohet për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”, dhe vendosi risekuestron e pasurive të tij.

Ky vendim dikton “ngrirjen” e një apartamenti të Llallës në Durrës, si edhe 4 sipërfaqe trualli, gati 20 mijë metra katrorë në total./Opinion.al

Pas