Kryesore

Rikthimi i Berishës, Gjiknuri: Menduam se historia kishte mbaruar pune, por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:41 - 11/07/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri pranon se rikthimi i Sali Berishës në krye të PD ka sjellë një realitet ri në politikën vendase.

Në takimin me asamblenë e zgjeruar të socialistëve në Athinë, Gjiknuri kërkon maksimalizim të votës edhe nga ana e emigrantëve për të mos e lënë fitoren e zgjedhjeve lokale në kahun e të djathtës.

“Ne mendojmë se historia kishte mbaruar pune me disa individë, por tashmë ata janë aty mbase edhe do të bashkohen, duhet ta pranojmë se 9 vite në opozitë dëshira e tyre është e madhe për pushtet por s’duhet t’i lejojmë ndaj ju duhet të jepni kontributin tuaj”.

Në takimin me asamblenë e zgjeruar të socialistëve në Athinë, Gjiknuri siguron se edhe falë amendimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, vota e emigrantëve do të bëhet realitet në 2025. Por ai kërkon që edhe në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshem ata të vijnë në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e votës.

Pas