Aktualitet

Riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga Siria,Çuçi:Nuk do ndalemi derisa të rikthejmë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 28/05/22 |
Opi Nion

Kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri.  Ka qenë një operacion i përbashkët me Kosovën përmes të cilit edhe Kosova ka riatdhesuar disa shtetas të saj. Ata janë pritur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Bëhet fjalë për 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan në kampet e ferrit në Siri duke e çuar në 43 numrin total të shqiptarëve të riatdhesuar.

“Ky është operacioni i katërt që zhvillojmë. Gjithsej bëhen 43 gra dhe fëmijë që tashmë do të jenë në gjirin e familjeve të tyre. Falenderoj këtu partnerët tanë strategjikë që na mundësuan këtë operacion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët organizuam në mënyrë perfekte çdo detaj të këtij operacioni. Dua të siguroj të gjithë shqiptarët që ne mbetemi të vendosur për të kthyer nga këto kampe çdo shqiptar që ka mbetur aty, çdo fëmijë dhe çdo grua. Kemi statistika të sakta të bëra nga tre operacionet e para, të cilat i kemi gjithashtu me partnerë shumë të rëndësishëm të rajonit atje, me partnerët tanë libanezë të koordinimit të shkëlqyer, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin  tonë diplomatik në Liban, Marc Ghorayeb. Me të gjitha këto lista të cilat do t’i përditësojmë akoma më tepër do të bëjmë të mundur të kthejmë çdo shqiptar që ka mbetur në këto kampe”, tha ministri Çuçi./Opinion.al

Pas