Bota

Rezultuan me COVID, prezantueseve iu kërkohet LIVE që të largohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 26/09/21 |
Opi Nion

Dy moderatoreve amerikane në “ABC” u është kërkuar LIVE që të largohen nga studioja pasi kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Në momentin që iu është kërkuar që të braktisin studion ato ishin në mes të emisionit “Views”.

Ana Navaro dhe Sunny Hostin, që të dyja të vaksinuara, u larguan nga studioja televizive disa minuta pasi që zëvendëspresidentja amerikane Camala Harris do të duhej të shfaqej për një intervistë në studio.

“Mendoj se këtu po ndodh diçka që nuk jam 100 për qind e vetëdijshme për atë. A mundet dikush ju lutem të më informojë për situatën”, thotë Joe Behas.

“Ju të dyja duhet të dilni nga studio”, dëgjohej një zë që vinte prapa kamerave. një nga prezantueset ishte  gati të prezantonte zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, kur një zë tjetër që vinte prapa kamerave i thoshte “jo”.

Harris është dashur të shkojë në një studio tjetër në selinë e ABC në New York. E pas një blloku publicitar, iu bë me dije shikuesve që Sunny dhe Anna duket se kanë rezultuar pozitive më COVID-19./ Opinion.al

Pas