Aktualitet

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:20 - 20/09/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Ndërsa bregdeti shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas