Gjatë ditës së sotme vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.
Ndërsa bregdeti shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./Opinion.al