Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në këto zona, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 05/04/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ku më të dukshme do të jenë në zonat veri – veriperëndimore duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore. Orët vijuese dhe deri mëngjesin pasardhës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./Opinion.al  

Pas