Rajoni

Reshje dëbore në Kosovë/ 4 automjete përfshihen në aksident


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:19 - 26/12/20 |
Opi Nion

Katër automjete janë përfshirë në një aksident këtë mbrëmje në Kosovë. Policia njofton se përplasja e mjeteve ka ndodhur në Vranidoll, në aksin Prishtinë-Besianë. Ndërkohë mediat raportojnë se në aksident kanë ndikuar edhe reshjet e dendura të dëborës që kanë prekur Kosovën.

Policia bën të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas