Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/Dimensioni tjetër i Laçit, kalaja e fshehtë dhe magjia e kishës

2016/04/19 at 11:29 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reportazh/Dimensioni tjetër i Laçit, kalaja e fshehtë dhe magjia e kishës

Nga Marin Mema


Historia e Laçit, jo thjesht e qytetit por edhe emrit të tij, lidhet me vitet që ai ka mbi shpinë, që prej krijimit në periudhën komuniste. Lidhet me fabrikat që sollën këtu banorë nga zona të ndryshme, por pak kërkohet te të vërtetat krejt të ndryshme, që ofron e shkuara e tij.

Gjithmonë ky qytet është paragjykuar, ndoshta për shkak të problemeve që e kanë shoqëruar në postdiktaturë, ndoshta sepse asnjëherë nuk është shkruar e folur mjaftueshëm për të. Fakt është se, Laçi dhe historia e tij janë lidhur më shumë me krenarinë e “Superfosfatit”, sesa me diçka tjetër.

E megjithatë, edhe ky qytet ka gjurmët e tij të fshehura.

Të ngjitesh për në kala nuk është e lehtë. Rrugë ka, por makinat s’mund të shkojnë. Kjo, si pasojë e gardheve dhe rrugës, që dikund është bllokuar nga pronarë të rinj, që gjurmët e tyre i kanë lënë kudo, edhe te mjedisi.

“Sinqerisht, kur i shoh edhe sot në këtë moment, më mbushen sytë me lotë nga inati, sepse kjo është frymëmarrja e qytetit. Këto kanë qenë vendosur atëherë për shkak se këtu, Uzina e Superfosfatit prodhonte acid kudron, acid sulfurik, acid nitrik, e për këtë shkak kërkohej që të pasurohej ajri . Sot ato i presin. Ç’tiu bësh”, thotë Nikollë Lleshi.

Legjendat që rrethojnë këtë vend janë po aq të shumta, sa ato të Kishës së famshme të Shën Ndoit, që shtrihet në kodrën përballë. Të gjithë tregojnë për mrekullitë, për të shëruarit, për vizitat e shumta të njerëzve nga të gjitha besimet, ashtu siç tregojnë edhe për fiset ilire që jetonin këtu.

Si për të mbështetur këtë frymë mistike, studiuesi Nikollë Lleshi ka propozuar edhe ndërtimin e një portreti gjigant të Papa Klementit të Xl, i cili ka qenë me origjinë nga kjo zonë. E megjithatë, deri më sot gjithçka ka mbetur në trajtën e fjalëve. Asnjë nismë konkrete nuk është marrë për të zbuluar dhe vlerësuar këtë pjesë.

Të dhënat për kalanë e Laçit janë të pakta, e kjo sepse asnjëherë nuk është studiuar sa dhe siç duhet. E megjithatë, arkeologët kanë mundur të identifikojnë rrënjët e saj që në shekujt IV-III para Krishtit. Në një mbishkrim të shekullit të I-rë përmendet emri “Lupus, Parthinus ex Latio”. Kjo tregon se, edhe emri Laç nuk është i rastësishëm. Edhe pse kjo kala identifikohet më së shumti me emrin “Sebasta”, një botim i Neritan Cekës, Myzafer Korkutit, Apollon Baçes, nën kujdesin e arkeologut francez, Pierre Cabanes, e njeh me emrin e lashtë “Latium”, që ka lindur si pikë kontrrolli e rrugës Dyrrah-Lis-Shkodër.

Në shekujt e parë jeta zbret në fushë, por rikthehet sërish në të IV-tin sipër, në kodrën e njohur të Shën Antonit, ku sërish sipas arkeologëve të sipërpërmendur ngrihet një kështjellë tjetër, e më pas edhe kisha e famshme. Por nëse kjo është e shkuara, e tashmja nuk ka më të njëjtën lavdi. Përkundrazi…

Nga njëri krah dallohet mbrojtja natyrore, ndërsa në pjesën tjetër, muret mezi qëndrojnë në këmbë.

Në këtë vend nuk janë kryer punime mirëmbajtjeje. Gjendja aktuale, ku të paktën kanë mbetur disa fragmente muresh, është si rrjedhojë e ndërtimit cilësor të mjeshtrave antikë, që i ka mbijetuar shekujve, pa pasur deri më sot asnjë lloj restaurimi nga organet përgjegjëse.

“Janë pak, ata njerëz që kërkojnë ta nxjerrin në pah vlerën etnokulturore, etnohistorike, arkeologjike të një vendi. Fakt, siç ne e pamë, është se ne nisemi nga çfarë shohim në ndërtimet e vonshme, e nuk nisemi nga rrënjët që kemi ne si popull, nga rrënjët e kulturës sonë. Asnjë popull nuk ekziston pa kulturë”, thotë Nikollë Lleshi, studiues.

Edhe ndonjë punim i kryer në pastrimin e një pjese të mureve nga bimësia nuk ka lidhje me organet përkatëse. Mesa duket, as këtë nuk kanë pasur kohë ta bëjnë.

“Unë isha i detyruar të shkoja në Bashkinë e qytetit të kërkoja ndihmë për 3-4 punëtorë, që të prisnin ferrat dhe bimësite e tjera që kishin mbuluar muret. Atje nuk e gjeta përkrahjen për të më dërguar dy punëtore, atëherë iu drejtova një ish-ushtaraku, i quajtur Llesh Doda, pasi e dija që ai dispononte një motosekë. I kërkova ndihmë atij, e pa u kursyer fare ai ishte i gatshëm. Të nesërmen në orën 8 të mëngjesit, bashkërisht me të erdhëm këtu. Këtu ku jemi, 60 metra në krahun e lindjes, plus dhe nga perëndimi rreth nja 120 metra, kemi prerë bimësi brenda të gjithë ditës”, thotë studiuesi Nikollë Lleshi.

Pjesa tjetër është e padallueshme. Në një krah terreni, e në tjetrin bimësia e erozioni nuk lejojnë të dallohet më asgjë.

Çfarë fsheh nëntoka e këtij vendi, kurrë të eksploruar siç duhet? Arkeologu i njohur, Skënder Muçaj i referohet të dhënave që flasin se, në “Sebaste”, Kuvendi i etërve observantë ka pasur kishën e Shën Mërisë të shuguruar në 1557-n nga Gjon Bruno, kryepeshkop i Tivarit.

Kjo është vetëm një e dhënë, por sa shumë mund të ketë të tjera nën këmbët tona? Askush nuk ka bërë asgjë për t’i shtuar një tjetër vlerë këtij qyteti. Besimtarë të pafundëm ikin e vijnë nga e gjithë Shqipëria në kishën e Shën Ndoit, ku besimi, mrekullitë, historia e misteri gjenden thuajse në të njëjtin vend.

Një nga problemet më të mëdha që mund të hasësh sot, në të gjithë Shqipërinë, është njohja e kufizuar që kemi për historinë, për të shkuarën, për të vërtetat që ajo ofron. Mes tyre edhe për Laçin, të cilin nga sot duhet ta konsiderojmë siç është, një qendër e dikurshme ilire. /TopChannel



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Ja kush e fitoi çmimin Pulitzer në fotografi

Ja kush e fitoi çmimin Pulitzer në fotografi

Njihuni me mbesat e Lady Dianës

Njihuni me mbesat e Lady Dianës

Kërcënimi i Konit, PD: Të shtyhen zgjedhjet në universitete

Kërcënimi i Konit, PD: Të shtyhen zgjedhjet në universitete

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}