Kryesore

Rëndohet bilanci, ndërron jetë një tjetër person me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 28/03/20 |
el ida

Rëndohet bilanci nga koronavirusi. Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një pacient 67-vjeçar i cili vuante nga hipertensioni, duke e çuar numrin total të viktimave në 1o.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pacienti ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe prej katër ditësh po trajtohej në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Ministria sqaron se pacientja rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare,por pas verifikimeve me gjendjen civile, u saktësua se është 72-vjeçare./Opinion.al

Pas