Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Renditet e para në portal, por për bindje politike lihet edukatore në fshat

2022/02/11 at 10:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Renditet e para në portal, por për bindje politike lihet edukatore në fshat

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Fierit për problematikën e edukatores Diana Xhaxhaj, e cila prej dy vitesh del e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Pavarësisht kësaj, ajo tregon se megjithëse punon prej 16 vitesh si edukatore në Rroskovec dhe ka dalë e para në portal për qarkun e Fierit dhe e pesta në nivel kombëtar, nuk i bëjnë lëvizjen paralele që Diana kërkon.


Pasi punoi në fshatin Portëz, Diana nuk u njoftua për vendet vakante edhe pse e meritonte.

Denoncuesja: Kam punuar edukatore në Bashkinë Rroskovec prej 16 vitesh. Hyra në portal për të më ofruar mundësitë në kopshtet e Bashkisë Fier. Dal e para në 3 ZA-të ku konkurroj, por nga Bashkia Fier has vështirësi në zbatimin e emërimeve nëpërmjet portalit. Bashkia Fier, vitin e kaluar më ofroi mundësinë për të zgjedhur midis 4 kopshteve dhe unë zgjodha kopshtin Portëz, por jo atë që unë meritoja si e para në portal.

Gazetarja: Pra, ju keni një njoftim se nga vetë bashkia është kontaktuar në lidhje me vendet vakante në Bashkinë e Fierit, ju zgjodhët kopshtin në Portëz. Më pas, çfarë ndodhi?

Denoncuesja: Unë hyj përsëri në portal sepse nuk mendoj se ai është vendi që unë meritoj si e para në portal, përvojën dhe gjithçka që unë kam në dosjen time që është vlerësuar. Paraqes kërkesa në bashkinë Fier për t’u punësuar në hapësirat pranë kopshteve brenda në qytet dhe nuk më jepet kjo e drejtë për arsyen se jam e punësuar në kopshtet në varësi të bashkisë.

Gazetarja: Ndërkohë ka pasur hapësira të lira në kopshtet në qytet?

Denoncuesja: Jam e sigurtë që ka pasur hapësira dhe nuk më janë ofruar. Nuk jam njoftuar, siç jam njoftuar nga bashkia Rroskovec, siç jam njoftuar nga bashkia Patos nëpërmjet e-mailit dhe as nga një telefonatë, atëherë pse shërben portali, pse unë duhet të studioj përsëri dhe përsëri dhe të mos më jepet ajo që meritoj?!

Gazetarja: Po të shohim dosjen tuaj, shohim se përveç diplomave ju keni kualifikimin me A shkëlqyeshëm?

Denoncuesja: Këtë ia kam vënë në dijeni dhe juristëve të bashkisë dhe a ka vlerësim më të madh se 10-vjeçar i shkëlqyeshëm?! Unë kërkoj emërimin tim në kopshtin Nr.4 sepse ajo hapsirë më takon mua si e para e portalit.

Prej shumë kohësh bën kërkesa për zhvendosje, por merr përgjigje nga Bashkia e Fierit që është e punësuar. Diana thotë se kjo bëhet për shkak të bindjeve politike pasi ka qenë anëtare Këshilli e Partisë Demokratike.

Denoncuesja: Pse nuk po emërohem unë e para dhe po emërohet e pesta?

Juristja: O Diana! Të lutem! Pse m…?

Denoncuesja: Më vjen keq! Po unë jam e detyruar. Këtu duhet të paraqitem!

Juristja: A e ke bërë një kërkesë?

Denoncuesja: Kërkesa kam bërë. Është e disata kërkesë, që unë e bëj  për atë kopsht (kopshtin Nr.4) dhe sorrollatem. Si ka mundësi që emërohet e pesta dhe unë e para jo? Më thuaj, kujt duhet t’i drejtohem?

Juristja: Po ti e di vetë kujt duhet t’i drejtohesh, o Diana!

Denoncuesja: Kujt?

Juristja ikën…

Denoncuesja: Kjo është përgjigja juaj?

Juristja: Nuk mund të vish tek mua me tendencë!

Denoncuesja: Më vjen keq! Nuk vij me tendencë ndaj jush!

Juristja: Mua kështu më duket!

Juristja: Do e marrësh një përgjigje!

Denoncuesja: Kur do e marr një përgjigje? Kur të emërohen dhe ca të tjera? Kur emërohet e pesta dhe e para rri?

Juristja: Më vjen keq!

Problematika e zonjës Diana është pikërisht me Bashkinë e Fierit pasi është kjo e fundit që nuk e ka zhvendosur zonjën Diana në një kopsht në qytetin e Fierit edhe pse prej 2 vitesh, zonja Diana është e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Emisioni “Stop” u drejtua në Bashki, por kryetari i Bashkisë nuk ndodhej aty. Gazetarja tentoi të komunikojë me kryetarin nëpërmjet telefonit, por nuk e hapi.

U provua hallka e fundit e kërkesës zyrtare dhe përgjigja që vjen nga Bashkia e Fierit është e njëjta: Që zonjës i është ofruar pozicioni i mësueses ndihmëse, edhe pse zonja ka dalë në vendin e parë në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe gjithashtu është me kalifikime të shkëlqyeshme. Thuhet se në Kopshtin Nr. 4 që zonja ka pretenduar për vend pune, nuk ka hapësira të lira, por do të informohet gjë që deri sot nuk ka ndodhur./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
Bota

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

16 Korrik, 2026 10:18 am
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Para
CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh

CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021

Shenjat me fat, horoskopi 12 Shkurt 2022

Kremlini: Biden dhe Putin do të bisedojnë sot në mbrëmje

Kremlini: Biden dhe Putin do të bisedojnë sot në mbrëmje
















TE FUNDIT

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
16 Korrik, 2026

Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi...

Lexo më shumë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
16 Korrik, 2026

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen se kanë përvetësuar...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga fushat me...

Lexo më shumë

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
16 Korrik, 2026

Flamur Noka ka marrë shumicën e votave të Këshillit Kombëtar të PD-së duke sigurar një tjetër mandat katër vjeçar si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}