Italia ka shënuar një tjetër shifër rekord rastesh ditore të infektimit me COVID-19.
Autoritetet raportuan se në 24 orët e fundit u regjistruan 34 505 raste të reja me koronavirus nga 220 000 tamponë.
Bilanc shqetësues është edhe ai i viktimave.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 445 persona humbën jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës. Kjo është hera të parë pas disa muajsh që numri ditori i vikimave është mbi 400.
Për herë të fundit, shifra të tilla në Itali ishin regjistruar në 23 dhe 24 prill./ Opinion.al