Bota

Ekipi i Biden: Proceset gjyqësore të Trump janë fushatë keqinformimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:22 - 05/11/20 |
Al Do

Zëdhënësja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon sapo ka mbajtur një konferencë me gazetarët, ku ajo akuzoi ekipin e Trump se “po vazhdojnë të shtyjnë një strategji të dështuar” të proceseve gjyqësore.

Ajo i quajti sfidat ligjore “asgjë më shumë sesa një përpjekje për të shpërqendruar dhe vonuar atë që tani është e pashmangshme – Joseph Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”.

Ajo tha se kishin fituar në Miçigan dhe tha se Biden po dukej mirë në Pensilvani.

“Në fund të ditës së sotme ne do të fitojmë me një numër të konsiderueshëm në Pensilvani,” tha ajo.

Bob Bauer, i cili është duke drejtuar ekipin ligjor të Biden, u tha gazetarëve se pretendimet e Republikanëve ishin marrëzi.

“Kjo është pjesë e një fushate më të gjerë dezinformimi,” tha ai, duke akuzuar mbështetësit e Trump për përpjekjen për të sabotuar besimin në sistemin zgjedhor.

Pretendimet e Trump bazohen në “dyshime për keqbërje” sesa në ndonjë provë aktuale, tha ai./ Opinion.al

Pas