Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas dhënies së rekomandimit nga Komisioni Europian.
Në një postim në rrjetin social, Twitter Lleshaj thekson se “Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit”.
Më tej Ministri shkruan se “Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit”./ Opinion.al E.Xh.