Kronikë

15 mijë euro borxh, efektivi që plagosi kolegun: Më nxorri në pritë…


               Publikuar në : 17:19 - 29/05/19 |
Opi Nion

Efektivi Ndue Ndoj një ditë më parë u tentua të merrej peng.

Mësohet se për këtë ngjarje është bërë shkak një borxh i vjetër prej 15 mijë euro që vëllai i efektivit të policisë së Lezhës, i kishte 3 personave me origjinë nga Kukësi, të cilët tentuan ta merrnin peng mëngjesin e së martës pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk.

25-vjeçari ka deklaruar se nuk i njehte agresorët, ndërsa në pritë e nxori kolegu i tij që mbeti i plagosur, nënkomisar Ervis Murati.

Efektivi është shprehur se, duke i drejtuar pistoletën në kokë, autorët i kanë kërkuar të hipte në makinën që e priste te dera e lokalit, pranë Akademisë Sigurisë.

Efektivi ka rrëfyer se ka qenë Murati që e kishte thirrur nga kafeneja, ku 25-vjecari po konsumonte me tre kolegë të tjerë të kursit.

Ndërkohë, Ervis Murati mbeti i plagosur me një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Gjatë kohës që pengmarrësi i ka kërkuar të futej në makinë, efektivi i është bindur autorëve, por më pas Ndoj ia ka rrëmbyer nga dora armën e zjarrit duke plagosur Muratin.

Efektivi është shprehur se nuk e ka dashur të qëlloj 27-vjeçarin, por arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Ndoj ka pohuar se pengmarrësit nuk i njeh dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme me ata. Ndërkohë, i plagosuri Murati edhe pse është tentuar të merret në pyetje të Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave nuk ka pranuar të flas për ngjarjen, duke kërkuar që sqarimet e tij ti jap në një moment të dytë./ Opinion.al E.Xh.

Pas