Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Astrologu i njohur tregon veset më të këqija të shenjave të horoskopit

2019/05/29 at 4:35 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi, e enjte, 29 nëntor 2019, zbuloni shenjën me fat për sot

Astrologu i njohur, Deni Larkin, ka vendosur t’ë thotë hapur veset më të këqija të shenjave të horoskopit.


Dashi- bëhen si fëmijë dhe duhet të mësojnë të qetësohen. Vdesin për të bërë sherr dhe përplasen për çdo gjë, edhe më të voglat. Mund të bërtasin më fort se të gjithë në një debat dhe të kujtojnë se kanë fituar, por është fitore e momentit, sepse kanë lënë prapa njerëz të inatosur që do t’ua nxijnë më pas. Janë shumë krenarë për veten dhe vdesin të jenë në qendër të vëmendjes.

Demi- s’e kanë për gjë të ulen ku të duan, të bëjnë si të duan, dhe urrejnë kur u tërheqin vëmendjen. Janë nga shenjat më kokëforta, dhe bëhen të bezdisshëm me këtë tipar. Janë shenjë e Tokës dhe e Venusit, pra, janë të lidhur me kënaqësitë tokësore, ndaj dinë të shijojnë jetën e t’i bëjnë njerëzit të argëtohen, por kur vjen puna për keq bëhen kokëfortë në mënyrë të padurueshme.

Binjakët- dinë të bëhen gënjeshtarë, mashtrues, dhe njerëz me dy fytyra. Kur flasin për veten, flasin sa për dy dhe nuk pushojnë. Ndoshta sepse shenja e tyre udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit. Ata dinë t’i përdorin fjalët në mënyrë manipuluese për t’i futur të tjerët në kurth, si dhe për të shpëtuar vetë nga situata.

Gaforrja- bëhen të bezdisshëm sepse janë shumë të ndjeshëm dhe nuk durojnë dot asnjë kritikë. Janë shenjë e ujit dhe emocionale, por dinë të bëhen shumë qaramanë. Kujtojnë se janë të vetmit që kanë emocione të forta, dhe çdo gjë e kthejnë në krizë. Për shembull, një i gaforres s’do të pushonte së foluri për ndarjen nga partneri që i ka ndodhur para tre muajsh, dhe sikur në tavolinë të jetë dikush që është ndarë para një jave.

Luani – janë narcizistë të fiksuar, që nuk pushojnë së foluri për veten. Janë mbretërit e zodiakut, ndaj dhe i trajtojnë të tjerët si vartësit e tyre. Vdesin të jenë në qendër të vëmendjes dhe harrojnë t’i ndajnë gjërat me të tjerët. Ndihen sikur të gjithë ua kanë borxh, dhe çdo bisedë e kthejnë te historitë e veta të së shkuarës, apo planet e mëdha të së ardhmes.

Virgjëresha- janë tekanjozë, dhe bezdisen shumë shpejt kur gjërat nuk janë të përsosura. Nëse të tjerët e kanë pranuar faktin që jeta s’është e përkryer, ata të Virgjëreshës mundojnë veten dhe u çajnë kokën njerëzve që kanë rrotull po të mos jenë të përkryer. Ngaqë kapen me detaje të vogla, ndonjëherë u shpëtojnë gjërat e mëdha që kanë përpara syve. I vendosin vetes synime të vështira dhe nuk i zë gjumi natën po të mos i arrijnë.

Peshorja- janë flirtues të paturp dhe as që e kuptojnë se sa manipulues bëhen. Kjo shenjë udhëhiqet nga Afërdita (Venusi), planeti i dashurisë, që do të thotë se janë mendjemëdhenj dhe e humbin fare kur vjen puna te çështjet e zemrës. Ata vuajnë nga iluzioni se jeta mund të jetë gjithnjë e bukur. Nëse të gjithëve u ndodh të dehen nga romanca dhe dashuria, ata të peshores bëhen “tapë” fare. Dhe ngaqë kërkojnë me ngulm pozitivitetin, ndodh që u shmangen bisedave serioze.

Akrepët- janë ngacmues, të fiksuar pas seksit, dhe njerëz që jetojnë për drama. Dhe më e keqja është se kjo u duket si kompliment. Po t’i thuash një akrepi “O njeri, je shumë intensiv. Ndalo pak”, ata do ta marrin kritikën si një lëvdatë të çmuar. E kanë huq që ta bëjnë qimen tra, dhe për gjëra të vogla të bëjnë drama. Për shembull, nëse dikujt i vë një dukje një të metë të vogël, si “nuk e parkon mirë makinën”, shumica e marrin kritikën si me të qeshur, por jo akrepët. Ata të kthehen me të egër e të bëjnë namin për aq.

Shigjetarët- bëjnë sikur i dinë të gjitha dhe bëhen optimistë atëherë kur nuk duhet. Kudo që të jenë, u duket vetja si më të zgjuarit në botë dhe madje të japin leksione edhe kur keni dalë për qejf në ndonjë vend argëtimi. Kur bëhen entuziastë për një ide, nuk u mbyllet goja dhe vetëm e përmendin.

Bricjapët- janë mendjemëdhenj dhe fiksohen aq shumë me rregulla, sa dhe një bebi të vogël do t’ia jepnin dorën në mënyrë formale. Të drejtuar nga Saturni, bricjapët dinë të punojnë ngadalë e të shijojnë akumulimin e suksesit, por rrëmbehen aq shumë nga puna sa shkëputen nga gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Ujorët – janë si alienë që nuk pushojnë së foluri për idetë e tyre. Ata i pëlqejnë gjërat e çuditshme, por ndonjëherë e teprojnë dhe bëhen shumë të çuditshëm në shoqëri. Kanë një dëshirë të madhe për pavarësi, që i bën shpesh rebelë, por botëkuptimi i veçantë që kanë i bën të mos kuptohen nga të tjerët e të duken si alienë.

Peshqit- janë qaramanë delikatë që fiksohen pas ndjenjave e nuk dinë të pushojnë pastaj. Është e vërtetë që dinë të shijojnë momentin, bëhen shumë ëndërrimtarë, por kjo i bën që të humbin fillin e botës ku jetojnë dhe nisin të fantazojnë skenarë që nuk funksionojnë në botën reale. Për shembull, kur janë beqarë, ata rrinë dhe ëndërrojnë dasmën e përkryer, në vend që të shkojnë e të takojnë njerëz të rinj për lidhje./Opinion.al

Etiketa: Astrologushenjavese


Ju sugjerojmë

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Bota

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

3 Korrik, 2026 10:35 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu
Bota

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

3 Korrik, 2026 10:16 am
Shkon në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Shkon në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

3 Korrik, 2026 10:13 am
Si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite
Bota

Si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite

3 Korrik, 2026 9:56 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Para
15 mijë euro borxh, efektivi që plagosi kolegun: Më nxorri në pritë…

15 mijë euro borxh, efektivi që plagosi kolegun: Më nxorri në pritë...

Botohen 250 faqe konfidenciale, ç’po bën Facebook në kurriz të përdoruesve

Studimi: Ndryshimet e Mark Zuckenberg po penalizojnë Facebook-un

Basha: Negociatat nuk do të hapen, fajtor është Rama

Basha: Negociatat nuk do të hapen, fajtor është Rama
















TE FUNDIT

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
3 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në...

Lexo më shumë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
3 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike. Në fokus...

Lexo më shumë

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
3 Korrik, 2026

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe...

Lexo më shumë

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu
3 Korrik, 2026

Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit të Moldavisë këtë të premte, në një zhvillim të papritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}