Politikë

Regjistrohet partia e Murrizit: E para në pluralizëm, pa ish-komunistë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 21/10/20 |
Al Do

Deputeti Myslym Murrizi ka njoftuar sot se është regjistruar zyrtarisht partia e re politike, Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Në një status në Facebook, Murrizi shprehet se “me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.”

Më tej ai bën me dije se LDSH-ja do të kandidojë në çdo qark me lista 100% të hapura ku do të marrë mandatin ai ose ajo kandidate që merr një votë më shumë se koleget e tjerë në listë.

Sipas deputetit Murrizi, subjekti i ri politik do të jetë i pari në 30 vite pluralizëm “pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike

Sa i përket programit të partisë, Murrizi shkruan se është “beteja me 5 hajdutet dhe mashtruesit hipokrit qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojnë njeri tjetrin por për 30 vjet ndajnë tendera dhe pasuritë publike se bashku”.

Postimi i plotë në Facebook:

Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike

LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla. Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqiperi qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje. Ju “ kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre.

Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe. Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me LISTA 100% TE HAPURA. Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kanidat qe mer nje vote me shume se koleget e tjere ne liste.

Programi Yne eshte: BETEJA ME 5 HAJDUTET DHE MASHTRUESIT HIPOKRIT qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin por per 30 vjet ndajne tendera dhe pasurite publike se bashku Kush vazhdon te besoj perseri tek kjo pesçe “ artistesh” dhe tek “mrekullite” e programeve te tyre mashtruese, i urojme suksese. Ne Shqiperi kurre nuk ka patur ndarje ne Pozite dhe Opozite. Por ndarja ka qene ne: PUSHTET dhe DEPOZITE

Pra tufat e hajduteve dhe mashtrueseve kane kembyer karriket me njeri tjetrin pas 8 vitesh. Do te ju lutem militanteve dhe sherbetoreve te 5 individeve qe kane kapur prej fyti Shqiperine prej 30 vitesh qe te mos me ndjekin me dhe te mos perpiqen te me bejne moral. 25 prilli do te jete prova per te gjithe por me shume eshte PROVE PER SHQIPTARET se sa durim kane per ti mbajtur ne kurriz akoma kete shoqeri prej 5 “ kaposh” qe ju duket vetja si padrino te 5 milion SHQIPTAREVE./ Opinion.al

Pas