Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e sistemit proporcional në zonat shumëemërore.
Në nenin 64, në amendamentin e zbardhur ditën e sotme thuhet se kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
“Neni 64
- Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
- Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
- Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”, thuhet në dokument./Opinion.al