Aktualitet

Reforma zgjedhore, PD kërkon rikthimin e sistemit proporcional


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 19/10/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e sistemit proporcional në zonat shumëemërore.

Në nenin 64, në amendamentin e zbardhur ditën e sotme thuhet se kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

“Neni 64

  1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
  2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
  3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”, thuhet në dokument./Opinion.al

Pas