Politikë

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Futet në rend dite ndryshimi i sistemit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:28 - 28/05/20 |
Opi Nion

Bashkëkryetarja e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari është shprehur pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik se tashmë çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është futur në rendin e ditës së punimeve.

Sipas saj, pse kjo temë ka pasur kundërshtinë e madhe të dy forcave kryesore. Deputetja tha se çështja e sistemit zgjedhor do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik dhe një prej alternativave që mund të aplikohet është sistemi danez që sipas saj është propozuar dhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Takimi zgjati më shumë se 3 orë dhe nuk pati asgjë konkrete mbeti tek numërimi biometrik që të shtrihet në mbarë vendin. Përdorimi i teknologjisë, si identifikimi biometrik, pastaj numërimi edhe votimi elektronik duhet të jetë i rëndësishëm, por mendojmë që nesër do të nisim prapë te kjo pikë. Bëra një kërkesë gjithashtu ndaj ekspertëve dhe ODIHR të bëjnë një ekspoze të sistemit danez dhe patëm dakordësi për këtë gjë. Kështu dhe jemi të paktën të kënaqur që sistemi danez do trajtohet nesër apo ditën pasuese. Dua të theksoj që ndryshimi i sistemit apo minimum hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës sepse për ndryshe ne po bëjmë disa arnime shumë të vogla. Ishte një hap i mirë për sa i përket ndryshimit të sistemit dhe trajtimit të propozimit që ka bërë ambasada amerikane”, u shpreh Rudina Hajdari./ Opinion.al

Pas