Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri së bashku me atë demokrat Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i diskutuar për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Gjiknuri përmes një postimi në rrjete sociale.
Krahas disa fotove, ai shkruan se janë dakordësuar për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.
“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri./Opinion.al