Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi/ Eksperti i OPDAT: Ka politikanë që bëjnë sikur e duan

2019/02/08 at 10:29 AM
në Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në Drejtësi/ Eksperti i OPDAT: Ka politikanë që bëjnë sikur e duan

A ka politikanë që po punojnë kundër Reformës në Drejtësi dhe si po ecën kjo reformë? Gjon Juncaj, prokuror në SHBA, dikur ish-agjent i FBI, ka punuar për disa vite si ekspert i OPDAT në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për emisionin 31 minuta në “RTSH”, Juncaj në një pjesë të bisedës ka folur edhe për politikanët që përpiqen ti vendosin stërkëmbësh Reformës në Drejtësi.


Pjesë e shkëputur nga intervista

A mendoni se paketa e reformës në drejtësi do të funksionojë, do të zbatohet? Ka prekur në publik jetën e shumë personave, mënyra se si u miratua në Parlament, se si sistemi filloj të funksionojë hap pas hapi. Institucionet e reja që presin të ndërtohen nga kjo paketë. Kështu që a mendoni se në fund të fundit do të kemi zbatim të plotë të reformës në drejtësi?

Po ashtu mendoj. Ka shumë njerëz që janë përgjegjës për këtë. Mendoj se nëse politikanët dhe politika duan që reforma në drejtësi të dalë me suksese, do të ketë sukses. Dhe nga ana tjetër mendoj se të gjithë jemi në një mendje se reforma në drejtësi është rruga më e mirë përpara.

Po ashtu, mendoj se nëse politikanët duan që reforma në drejtësi të ketë sukses, më lejoni që të jem i qartë për këtë: Ajo prapë do të ketë sukses. Sepse populli shqiptar e mbështet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin, komuniteti ndërkombëtar e mbështet. Në këtë kontekst, unë reformën në drejtësi e shoh si një tren që po lëviz përpara dhe ose do të jesh në tren ose do të jesh në shina përpara trenit. Por në finale lëvizja është përpara.

Cilat janë pengesat për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Sigurisht që duhet të mbajmë parasysh se Struktura e Posaçme Antikorrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme përparësia kryesore e këtyre institucioneve jetike është që t’i kundërvihen korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelin e lartë dhe krimin e organizuar. Dhe të gjithë ata persona që do të preken do të bëjnë gjithçka që munden për ta penguar përparimin e reformës, përfshi këtu edhe njerëz që janë duke e mbështetur publikisht, por që në prapaskenë kanë plane të tjera.

Megjithatë, jam i bindur se prapëseprapë reforma në drejtësi do të ecë përpara. Ai tren tashmë ecën përpara. Mund t’iu them dhe garantoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten të përkushtuara ndaj atij misioni, që është përmbyllja me sukses e reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA-së nuk u largua bashkë me ambasadorin Donald Lu. Ky është një prioritet i Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Ne do të trajnojmë, këshillojmë dhe do të mbështesim, madje edhe do të vëzhgojmë gjatë gjithë rrugës lidhur me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Etiketa: Gjon JuncajOPDATpolitikanetreforma ne drejtesi


Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

2 Korrik, 2026 4:10 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

2 Korrik, 2026 2:29 pm
“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Para
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me probleme, dy anëtar akuza për mashtrim

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me probleme, dy anëtar akuza për mashtrim

Debati në OKB/ Taksa e Kosovës ndaj Serbisë, ku ndahen SHBA dhe Gjermania

Debati në OKB/ Taksa e Kosovës ndaj Serbisë, ku ndahen SHBA dhe Gjermania

E fundit/ Basha kuksianëve: “Do ta heqim traun kur të vijmë në pushtet”

E fundit/ Basha kuksianëve: "Do ta heqim traun kur të vijmë në pushtet"
















TE FUNDIT

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
2 Korrik, 2026

Ndërsa protestat në Shqipëri kanë hyrë në muajin e dytë të tyre, kryeministri Edi Rama thotë se “dorëheqja nuk është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}