Sport

RedBird blen Milanin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 31/08/22 |
Opi Nion

Firma private e investimeve RedBird Capital Partners njoftoi se ka zyrtarizuar blerjen e klubit të Milanit për shumën e 1.2 miliardë eurove.

Një nga klubet më të suksesshme të Italisë dhe të Evropës me një histori 123 vjeçare tashmë ka një pronar të ri.

RedBird njoftoi se do të vazhdojë që të investojë në të gjitha pikat kyçe, të cilat do të zhvillojnë interesat komerciale dhe të klubit. Baza do të jetë suksesi i sezonit të shkuar, që kulmoi me fitimi në Serisë A.

Vëmendje do t’i kushtohet edhe infrastrukturës sportive, ndërsa do të investohet edhe te ekipi i futbollit të femrave dhe ekipet e të rinjve.

Në bazë të marrëveshjes, 99.93% të aksioneve kalojnë nga fondi i Elliott te Gerry Cardinale, themeluesi i RedBird,

Investuesit që mundësuan realizimin e blerjes, janë të shumtë e të njohur.

Një nga kryesorët është familja Steinbrenner, pronare e ekipit amerikan të bejsbollit New York Yankees. Kontribuues është edhe fondi kalifornian i Main Street Capital, nga ku kalojnë paratë e yllit të basketbollit LeBron James, si edhe sipërmarrësi italian Ricardo Silva, që është pronar i ekipit të futbollit Miami FC.

Pas