Bota

Google Play ndalon platformën e ish-presidentit amerikan Donald Trump



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:17 - 31/08/22 |
Opi Nion

Sipas Google platforma shkel politikat për ndalimin e postimeve me përmbajtje si kërcënimet fizike dhe nxitja e dhunës. Kjo lëvizje e bën të vështirë për përdoruesit e telefonave Android shkarkimin e aplikacionit.

‘Truth Social’ u lançua për herë të parë në App Store të Apple-it në Shkurt, prezantimi i kësaj platforme u shoqërua me probleme. Ndërkohë ende nuk është i disponueshëm në Google Play, vendi nga ku mund ta shkakrojnë përdoruesit e telefonave android.

CEO i ‘Truth Social’, Devin Nunes e ka quajtur Google ‘monopol’.  Javën e kaluar u lajmërua se aplikacioni do të ishte i disponueshëm në Google Play Store, por Google duket se ka refuzuar.

“Më 19 gusht në lajmëruam ‘Truth Social për disa shkelje të politikave standarde. Pasja e sistemeve efektive për moderimin e përmbajtjes së postimeve në bazë të përdoruesit është kusht për çdo aplikacion që të shfaqet në Google play”, është shprehur për BBC, një nga zëdhënësit e Google.

Google gjithashtu thot se i ka ofruar këshilla ‘Truth Social’, në mënyrë që të rregulloj problemet.

‘Truth Social’ u themelua si një platformë e fjalës së lirë, por ky aplikacion ka shumë rregulla mbi atë që mund dhe nuk mund të postohen. Ajo u themelua nga ish-presidenti Trump dhe është vendi ku vetë ai poston pasi u ndalua nga ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’ pas trazirave në Capitol.

Pas