Aktualitet

Rebelohet Lazarati: Mafia janë Edi Rama, Sajmiri dhe Lali Eri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:37 - 03/05/16 |
b.f

Rreth dy vjet më parë, bëri bujë aksioni policor që zgjati disa ditë dhe që i dha fund përfundimisht Lazaratit, si një bastion i kultivimit dhe tregtimit të paligjshëm të marijuanës në jug të vendi.

Si duket fshati, që ishte specializuar në këtë lloj “bujqësie”, tashmë që ka mbëetur pa veprimtarinë e tij kryesore, nuk ia fal qeverisë që e la pa “bukën e gojës”.

Në fakt një faqe në Facebook që mban emrin Fshati Lazarat ka identifikuar se cila është Mafia e vërtetë.

“Edi Rama, Sajmiri dhe lali Eri”, – shkruan ajo.

“Nuk jan mafje keta. Por e verteta eshte se jemi ne shum neglizhent jemi ne qe i durojme se keta sjan asgje vec nje mbetje”, – shkruan një komentues lazaratas edhe më i revoltuar.

Ndërkohë, nuk mungon mllefi dhe urrejtja edhe ndaj ish-drejtorit Artan Didi, te një foto e tij e postuar në faqe.

Po ky nga behet dini gje ju? – shkruan Fshati Lazarat në Fb.

A. A. shkruan: Hiqe ket surat( krimineli) nga faqja

A. K është edhe më i egër: “Ky plera po kalbet avash avash e do behet per ne kazan mbeturinash”.

E. C.: Hiqe kte k*** mos i bej reklam se i rriten vesht.

A. B.: kelysh…… k*** kriminel./Mapo

lazo1lazo

Pas