Aktualitet

Pas vendimit, xhihadistët kërcënojnë gjyqtarët: Do e merrni dënimin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 03/05/16 |
b.f

Gjykata ka dhënë vendimin e saj sot në mbrëmje për dënimin me burg të të 9 të akuzuarve të ashtuquajtur grupi i xhihadistëve.

Të dënuarit janë irrituar jashtë mase me vendimin, kanë përmendur terma në gjuhën e Kuranit dhe brenda sallës së gjyqit i janë drejtuar trupit gjykues me fjalët: Shumë shpejt ju keni për ta marrë dënimin”, raporton panorama. 

Sakaq, mbështetësit e të dënuarve kanë kërcënuar jashtë gjykatës edhe gazetarët dhe kameramanët që të mos filmonin.

Është dashur ndërhyrja e forcave të Shqiponjës që të normalizojnë situatën.

Sakaq, avokati i grupit të imamëve në një prononcim për gazetarët tha se “ky vendim duhet të acarojë gjithë Republikën e Shqipërisë, është kundër besimit, asaj që ndiejnë besimtarët. Ankimin do e bëjmë ditën, jo sic u dha vendimi natën…shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar, është shkelje e hapur…ka qenë totalisht një diskriminim nga fillimi deri në fund, vendimin e prisnim nuk është se nuk e prisnim…gjykata e dhe vendimin për 50 minuta”, tha avokati.

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas