Sport

Real Madrid zyrtarizon transferimin e 18-vjeçarit brazilian


               Publikuar në : 21:00 - 20/01/20 |
Opi Nion

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e 18-vjeçarit Reinieri nga Flamengo. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reinieri ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me madrilenët, ndërsa fillimisht do të bashkohet me skuadrën e dytë.

Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se ky transferim i ka kushtuar Realit rreth 35 milionë euro edhe pse kjo shumë nuk është zyrtarizuar./ Opinion.al

 

Pas