Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raportohet se KFOR-it i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e trupave serbe në Kosovë

2022/12/16 at 2:03 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raportohet se KFOR-it i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e trupave serbe në Kosovë

Radiotelevizioni i Serbisë ka raportuar të premten se misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës.

Sipas raportimeve, kërkesa është bërë në Merdare, një prej pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur të enjten se Qeveria e Serbisë do t’ia nisë KFOR-it këtë kërkesë në formë elektronike.

Sipas tij, bëhet fjalë për kthimin e 100 deri në 1.000 trupave të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.Ai ka paralajmëruar se të nesërmen (16 dhjetor) kërkesa e njëjtë do të dërgohet edhe në kufirin me Kosovën.

Beogradi e ka marrë këtë vendim pas pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në rajonin verior.

Beogradi zyrtar e arsyeton këtë kërkesë duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vetë Vuçiq ka thënë se pret që kërkesa të mos i pranohet, duke u bazuar në mesazhet që kanë dhënë zyrtarët ndërkombëtarë ditëve të fundit.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka deklaruar po ashtu se SHBA-ja e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

Serbia e ka bërë këtë kërkesë në kohën e rritjes së tensioneve në veri.

Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të arrestuar ish-zyrtarin serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Sipas autoriteteve të Kosovës, ai ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në veri, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas sugjerimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, zgjedhjet janë shtyrë në prill të vitit të ardhshëm./REL

Ju sugjerojmë

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
Aktualitet

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

28 Janar, 2026 1:20 pm
Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
Aktualitet

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

28 Janar, 2026 1:09 pm
Si NATO po përgatitet për luftë në arktik
Bota

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

28 Janar, 2026 1:07 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

28 Janar, 2026 1:04 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Balluku”, Bardhi: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese, strategji për të bllokuar SPAK

28 Janar, 2026 1:02 pm
KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë
Bota

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë

28 Janar, 2026 12:53 pm
Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon
Bota

Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon

28 Janar, 2026 12:45 pm
Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi
Rajoni

Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi

28 Janar, 2026 12:38 pm
Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
Aktualitet

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

28 Janar, 2026 12:23 pm
Para
Zgjedhja e kreut të SPAK, ambasadorja Kim mbërrin në KLP

Zgjedhja e kreut të SPAK, ambasadorja Kim mbërrin në KLP

Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili: Objektiv, mirëfunksionimi tërësor i BKH

Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili: Objektiv, mirëfunksionimi tërësor i BKH

Zgjedhja e kreut të SPAK, ambasadorja Kim mbërrin në KLP

Kim tregon arsyen e pjesëmarrjes në mbledhjen e KLP: Ka shumë teori konspirative

TE FUNDIT

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
28 Janar, 2026

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar...

Lexo më shumë

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
28 Janar, 2026

"Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të...

Lexo më shumë

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
28 Janar, 2026

Ky është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Rumani që i...

Lexo më shumë

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik
28 Janar, 2026

Norvegjia është vendi i parë perëndimor që ka ngritur zyrtarisht alarmin për fillimin e luftës në Arktik. Ministri i mbrojtjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com