Sociale

Raporti i OKB-së: Një e treta e grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë


               Publikuar në : 10:53 - 25/11/19 |
xhu lia

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre.

Sipas tyre, gjysma e grave të vrara në të gjithë botën kanë ndërruar jetë nga partnerët ose familja.

Të dhënat u publikuan të hënën  në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave.

Sipas raportit  numri i saktë i përdhunimeve dhe sulmeve seksuale është vështirë të dihet për shkak të frikës së shpeshtë të viktimave që t’i raportojnë ato.

Megjithatë,thekson raporti rreth 15 milionë vajza adoleshente në të gjithë botën janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë në një moment të jetës së tyre.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të përhapura dhe më shkatërruese të të drejtave të njeriut, por shumë shpesh nuk raportohet për shkak të pandëshkueshmërisë, turpit dhe pabarazisë gjinore”,-thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

 

Pas