Sociale

Amnistia e fundvitit, cilët përfitojnë


               Publikuar në : 11:33 - 25/11/19 |
Al Do

Ministria e Drejtësisë po harton planin e amnistisë së fundvitit për të burgosurit. Nga kjo amnisti pritet që të përfitojnë gratë dhe të moshuarit.

Rreth 700 të dënuar pritet të lënë qelitë dhe kryesisht do të jenë gra, të cilat janë dënuar me tre vite burgim, të mitur dhe të moshuar.

Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë edhe të dënuarit me shërbim prove.

Kategoritë që nuk do të fitojnë lirinë janë të dënuarit me burgime të përjetshëm, dhunë në familje, krime seksuale, korrupsion dhe krime zgjedhore. Në draft parashikohet gjithashtu se nuk përfitojnë as të dënuarit përsëritës të së njëjtës vepër penale.  /Opinion.al

Pas