Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

2022/08/11 at 8:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara FAO ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore.


Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë saj me mungesa të sigurisë ushqimore.

FAO vlerësoi se, ne përgjithësi bota nuk ka përparuar as drejt sigurimit të aksesit në ushqim të sigurt, të ushqyeshëm dhe të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit ose drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të kequshqyerjes.

Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë. Pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë e bëri rrugën drejt objektivave edhe më të pjerrët.

Numri i njerëzve të prekur nga uria në rag global arriti në 828 milionë në vitin 2021, me një rritje prej rreth 46 milionë që nga viti 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 sipas Kombeve të Bashkuara.

Përqindja e njerëzve të prekur nga uria u rrit në vitin 2020 dhe vazhdoi të rritet në vitin 2021, në 9.8 për qind të popullsisë botërore. Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë (29.3 për qind) kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre përllogariten në Shqipëri.

Në vitin 2021 në të gjithë botën 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike.

Parashikimet tregojnë se, gati 670 milionë njerëz (8 për qind e popullsisë së botës) do të përballen e urinë në vitin 2030. Ky është një numër i ngjashëm me vitin 2015, kur synimi për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në fund të kësaj dekade u lançua nën Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Lufta në Ukrainë, që përfshin dy nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të drithërave, farave vajore dhe plehrave, po prish zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe po rrit çmimet e drithit, plehrave, energjisë. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta rrisin me tej pasiguritë për furnizim me ushqime./Monitor



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Para
Britani/Shqiptarët kryesojnë listën për martesa false:Përfshihen dhe bandat e krimit

Britani/Shqiptarët kryesojnë listën për martesa false:Përfshihen dhe bandat e krimit

Hidhet nga ballkoni, vdes 25-vjeçarja në Durrës

Hidhet nga ballkoni, vdes 25-vjeçarja në Durrës

Imazhet satelitore tregojnë dëme të mëdha në bazën ajrore në Krime

Imazhet satelitore tregojnë dëme të mëdha në bazën ajrore në Krime
















TE FUNDIT

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta pretendimet se qeveria ka shitur tokë publike në favor të kompanisë së...

Lexo më shumë

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
5 Korrik, 2026

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuvendit kanë dalë sot, në orën 09:30, para...

Lexo më shumë

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në...

Lexo më shumë

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
5 Korrik, 2026

Situata u tensionua mbrëmjen e shkuar përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}