Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

2021/10/20 at 8:38 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Në raport-progresin e Komisionit Europian vlerësohet, se Shqipëria e MV i kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen.


Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veꞔantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, theksohet në njoftimin për shtyp të KE. Josep Borrell, Zv. Presidenti i KE, njëherazi Përfaqësues i lartë i BE për Politikën e Jashtme, citohet të ketë thënë që  “përqasja e metodologjisë së re të zgjerimit është në bazë meritash me fokus në reformat themelore të tilla si sundimi i ligjit, ekonomia, funksionimi i institucioneve demokratike dhe lënia mënjanë e dallimeve mes vendeve kandidate për anëtarësim.”Borell ka kërkuar që BE të mbajë “një process të besueshëm zgjerimi”.

Ndikim negativ për besueshmërinë e BE

Raporti, i cili përfshin periudhën një vjeꞔare qershor 2020-qershor 2021, konstaton se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (MV) po vazhdojnë të plotësojnë kushtet për hapjen e negociatave të hyrjes në BE dhe të dyja vendet po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformave të BE.” “Vonesat në hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe MV kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE. Çështjet dypalëshe të mbetura pezull midis Bullgarisë dhe MV duhet të jenë ꞔështje prioritare. Është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare të BE të përfundojnë Kuadrot Negociuese pa vonesë të mëtejshme që konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet të mbahet sa më parë që të jetë e mundur dhe para mbylljes së këtij viti”, thekson raporti.

Shqipëria pa përparim në lirinë e shprehjes

“Shqipëria ka vazhduar të tregojë angazhimin e saj ndaj reformave të orientuara të BE dhe ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, pavarësisht sfidave për shkak të pandemisë Covid-19”, vë në dukje raporti i KE. Por theksohet, se Shqipëria duhet të punojë më shumë në fusha të tilla si reforma në administratën publike, sistemi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe në garantimin e lirisë së shprehjes. “Brenda periudhës së raportimit Shqipëria nuk ka arritur progres lidhur me lirinë e shprehjes”, vëren raporti.

Në të vihet në dukje  që “atmosfera e sulmeve verbale, fushatat e njollosjes dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Po kështu edhe tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021. Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë rezultuar në dënime.” Lidhur me paketën ligjore anti-shpifje të qeverisë Rama raporti thekson që „parlamenti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të miratohet në konsultim me organizatat e medias”.

Përmbushja e kritereve politike

Për përmbushjen e këtyre kritereve, raporti i referohet OSBE kur vlerëson që zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë. “Mbeten shqetësuese keqpërdorimi i burimeve publike ose funksioneve zyrtare, akuzat për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale lidhur me preferencat politike të qytetarëve”, thekson raporti. Lidhur me klimën politike pas rezultateve në Zgjedhjet Parlamentare të 2021, raporti tërheq vëmendjen që “shumica dhe opozita në legjislaturën e re do të duhet të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku me të gjitha palët e shoqërisë për të ꞔuar më tej përpara programin e reformave të orientuara nga BE si edhe negociatat e pranimit”.

KE në raportin në fjalë konstaton që “sistemi gjyqësor në Shqipëri është deri diku i përgatitur”.”Shqipëria ka vazhduar të zbatojë reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi që rezulton në një progres të mirë.” Vihet në dukje se me emërimin e shtatë gjykatësve për Gjykatën Kushtetuese është bërë e mundur mbajtja e sesioneve plenare, por duhet plotësuar e gjithë trupa e gjykatësve që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale.

Lidhur me procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve raporti konstaton që ai ka shkuar përpara “në mënyrë të qëndrueshme.” “Nga shqyrtimi i 437 rasteve, 62 për qind e tyre kanë rezultuar me shkarkime ose me dorëheqje”, theksohet në raport.

 

Kultura e mos-ndëshkimit në nivelet e larta të shtetit

Në progresin e arritur nga Shqipëria në plotësimin e kushteve për hapjen e negociateve të anëtarësimit në raport përmendet edhe ngritja e Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimeve. “Numri i çështjeve për korrupsion, që përfshijnë zyrtarë të lartë ende mbetet i kufizuar dhe vazhdon kultura e mosndëshkimit në nivelet e larta të shtetit”, thekson raporti. Në këtë kontekst raporti e konsideron të nevojshme që SPAK dhe Gjykata për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar “të ngrenë aftësitë e tyre hetimore në ndjekjen e korrupsionit”, të cilin raporti e quan „një shqetësim serioz ngaqë mbizotëron në shumë fusha të jetës publike e private.”

Ulen kërkesat për azil nga Shqipëria  në vendet e BE

“Sipas të dhënave të Eurostat numri i qytetarëve shqiptarë që paraqitën aplikime për azil në vendet anëtare të BE u ul me 66 përqind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, dhe nga 12,130 aplikime në 2017 u ul në 2,985 në vitin 2020. KE po monitoron nga afër këtë ꞔështje në kuadër të mekanizmit monitorues të post- liberalizimit të vizave”, thekson raporti. Lidhur me kuadrin ligjor për migracionin, raporti vë në dukje, se ai është sipas standarteve të BE, por ka nevojë për përditësim sipas zhvillimeve më të funidt.

“Pavarësisht karantinës në mars-maj 2020 Shqipëria vazhdoi të ketë fluks në rritje të emigrantëve të parregullt, shumica nga Greqia, që largoheshin nga Shqipëria pas disa ditësh drejt vendeve të BE. Numri i emigrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri në vitin 2020 u rrit me 13 përqind në krahsim me vitin 2019”, thekson raporti.

Përmbushja e kritereve ekonomike

Raporti konstaton që Shqipëria ka bërë progres dhe është pak a shumë e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Sipas tij Shqipëria ka bërë progres lidhur me kapacitetin e saj për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE. Po kështu ka shënuar progress lidhur me konkurrencën brenda rajonit dhe presioneve të tregjeve rajonale. “Por konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga mungesa e dijeve në fushën e sipërmarrjes dhe teknologjisë, informaliteti i konsiderueshëm, mungesa e investimeve për kapitalin njerëzor dhe fizik”, thekson raporti.

Marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërisë

Shqipëria është vend kandidat për hyrje në BE që nga viti 2014, vë në dukje raporti. Në vitin 2018 KE lëshoi një rekomandim të pakushtëzuar për të hapur negociatat e pranimit. Pas dy vitesh, në mars 2020, Këshilli Europian miratoi vendimin për hapjen me Shqipërinë të negociatave të pranimit. Në maj të këtij viti KE informoi Këshillin Europian që Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha kushtet para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE për hapjen e negociatave. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, thekson raporti, që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme të BE./DW

Etiketa: integrimiprogres raportishqiperia


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
2 silenciatorë, fishekë e granata, çfarë u zbulua brenda stanit në Lushnje

2 silenciatorë, fishekë e granata, çfarë u zbulua brenda stanit në Lushnje

Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë

Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë

Elbasan/ Plagoset me thikë 26-vjeçari, tre të arrestuar

I sekuestrohen disa thika, shpatë e fishekë gjuetie, prangoset 43-vjeçari
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com