Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i DASH, Alibeaj: Qeveria shqiptare u kap mat, PD krah SHBA-ve

2022/04/13 at 9:40 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Pas raportit të publikuar nga DASH ka reaguar, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Në një status në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  përmes raportit e cilësuan qeverinë shqiptare të korruptuar.


Më tej Alibeaj përmend detaje të raportit si korrupsioni,  blerja dhe manipulimi i votës, shqetësimet për drejtësinë, duke nënvizuar se regjimi i Ramës është kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar.

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e publikuar thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

Reagimi i Enkelejd Alibeaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet raportit të DASH e cilësojnë qeverinë shqiptare të korruptuar.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti duke konfirmuar atë që ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, kemi thënë e faktuar prej vitesh. Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA.

Të dashur qytetarë, demokracia më e madhe në botë nuk e pranon kurrsesi qeverisjen e korruptuar dhe të lidhur me krimin, pasi siç thotë raporti “Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”,

DASH konfirmon faktin e ngritur me zë të lartë nga PD, blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës. “Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, fakt ky i bërtitur nga PD para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

SHBA ngrenë shqetësim edhe për drejtësinë që sipas raportit, “megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.

Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë. Ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pakorruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve.

PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
Aktualitet

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 Qershor, 2026 8:07 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 Qershor, 2026 8:05 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 Qershor, 2026 8:04 am
“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Para
Ngjarja e rëndë në Roskovec, përcillen në banesën e fundit vjehrri dhe nusja

Ngjarja e rëndë në Roskovec, përcillen në banesën e fundit vjehrri dhe nusja

Raporti i DASH, Blinken: Zmbrapsje alarmuese e demokracisë dhe e shtetit ligjor

Raporti i DASH, Blinken: Zmbrapsje alarmuese e demokracisë dhe e shtetit ligjor

Ukraina: Rusia ka humbur rreth 20,000 trupa që nga fillimi i luftës

Ukraina: Rusia ka humbur rreth 20,000 trupa që nga fillimi i luftës
















TE FUNDIT

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
22 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm. Ata janë ulur në...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
22 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pas-protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në pamjet e publikuara shihen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2026

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Qershor, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}