Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ramush Haradinaj: Arrestimi im është lojë politike e Serbisë

2017/01/12 at 8:01 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
FOTOT/ Njihuni me avokaten simpatike që do të mbrojë në Francë Ramush Haradinajn

Një gjykatë e apelit në Francë liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë deri në shqyrtimin kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij. Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte, ndonëse ai është shpallur dy herë u pafajshëm për akuza të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.


Arrestimi i zotit Haradinaj një javë më parë në bazë të një urdhër arresti serb nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij.

Pak pas vendimit të gjykatës në Francë zoti Hardinaj në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se krejt procesi kundër tij është një lojë politike e Serbisë.

Zoti Haradinaj, në mediet serbe është njoftuar se prokuroria serbe për krime lufte ka ofruar prova të reja kundër jush. A jeni i njohur me këto prova nëse prokuroria serbe vërtetë i ka paraqitur ato?

Ramush Haradinaj: Proceset gjyqësore lidhur me rastin tim në Tribunalin e Hagës, kanë filuar në vitin 2005. Aktakuza e mbramë e amendamentuar ka hyrë në fuqi në vitin 2011. Do të thotë, që nga 1999 deri në vitin 2011, po të kishte pasur prova çfarëdo qoftë, Serbia apo kushdo qoftë, kanë qenë të mundshme të shqyrtohen. Nuk kanë lënë asnjë provë, asnjë informatë, jo vetëm Serbia, por askush tjetër lidhur me mua pa e prezantuar në gjykatë. Të gjitha ato prova të shqyrtuara kanë rezultuar me vendimin e gjykatës, shpallje të pafajshëm. Kjo është tani vetëm një lojë politike e Beogradit. Lojë politike, që për fat të keq e përkrahu edhe Franca.

Zoti Haradinaj, çfarë pritet të ndodhë tani? Cili do të jetë hapi tjetër?

Ramush Haradinaj: Unë jam i liruar nga mbajtja në arrest. Por, duhet të qëndroj në Francë deri në përmbylljen e procedurave dhe deri në një vendim të gjykatës lidhur me këtë çështje. Këtu duhet të theksojë se e gjithë kjo është një cirk, e thashë edhe në gjykatë, një cirk ligjor, nuk ka të bëjë me ligjin, është krejtësisht politike dhe është krejtësisht abuzim ligjor. Meqenëse, aktakuza nga Serbia daton në vitin 2004 dhe proceset gjyqësore për mua kanë filluar në vitin 2005 dhe deri në vitin 2011 kanë vazhduar, do të thotë unë jam shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2012. Pra, ardhja me këto shkresa të tilla, është abuzim dhe ndalimi im në bazë të urdhër arrestit të vitit 2004, është abuzim. Gjermania e ka hedhur poshtë, Austria e ka hedhur poshtë, Zvicra e ka hedhur poshtë, ndërsa është e habitshme qasja e autoriteteve franceze ndaj kësaj kërkese të Serbisë.

A jeni i shqetësuar për mundësinë që të ekstradoheni në Serbi?

Ramush Haradinaj: Kjo nuk ndodhë. Nuk ka si të ndodhë. Unë jam i Kosovës. Serbia nuk ka juridiksion mbi mua as mbi Kosovën. Përgjigjen ja kemi dhënë me luftë Serbisë në vitin 1999, pra zotit (Slobodan) Millosheviç, regjimit të tij. Në atë kohë, zoti (Ivica) Daçiç ka qenë një shërbëtor i zotit Millosheviç, po ashtu (Aleksandër) Vuçiç, shërbëtor i zotit (Vojislav) Sheshel. Nëse ata nuk ndërrojnë qasje, nuk po e ndihmojnë paqen në Ballkan, por, po e destabilizojnë Ballkanin me këto lojëra të tyre politike që janë krejtësisht të padrejta.

Zoti Haradinaj, nga pikëpamja procedurale, a ka qenë procesi profesional sa duhet, apo ka vonesa që ju mund t’ju duken të qëllimshme?

Ramush Haradinaj: S’ka asgjë profesionale në këtë rast, sepse burimi i këtij rasti është krejtësisht politik. Një gjykatë në Angli ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë duke e quajtur abuzim nga Serbia dhe duke i quajtur këto aktakuza politike. Vende respektabile, po ashtu anëtare të INTERPOL-it e të EUROPOL-it si Gjermania, Austria e Zvicra, i kanë hedhur poshtë, Franca po abuzon me mua dhe me situatën me mua.

Atëherë si e gjykoni ju rolin e Francës në arrestimin tuaj, një vend që e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe që në të kaluarën nuk ka ngritur ndonjë problem të veçantë lidhur me akuzat që qenë bërë ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Franca është themeluese e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë. Ka pasur gjyqtarë, prokuror, hetues. Franca është pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtar në Kosovë. Të gjithë këta e dinë se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën nga 99-ta sepse juridiksioni ka kaluar tek OKB-ja me Rezolutën 1244 dhe nga 2008-ta jemi shtet i pavarur dhe Serbia s’ka asnjë juridiksion mbi shtetasit e Kosovës. Shtuar kësaj edhe faktin se jam në posedim të pasaportës diplomatike të Republikës së Kosovës si kryeministër.

Zoti Haradinaj, a mendoni se protestat e shqiptarëve kundër arrestimit tuaj mund të çojnë në përplasje serioze mes Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Shiqoni. Shqiptarët kanë treguar se janë popull i mirë. Janë popull i drejtë e i dashur edhe liridashës, por nuk lejojnë të padrejta. Mobilizimi i shqiptarëve ngado që janë, më ka bërë të ndjehem aq krenar saqë vërtetë besoj se e drejta është për shqiptarët dhe kanë perspektivë. Kjo është një lojë e ultë. Kushdo që ka marrë pjesë në këtë lojë të ultë, filluar nga Beogradi e të tjerët, kanë me dalë të turpëruar në këtë lojë. /zeri amerikes/



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Emailet e Clinton/ Departamenti i Drejtësisë do të sjellë përsëri vendimin e FBI për gjykim

Emailet e Clinton/ Departamenti i Drejtësisë do të sjellë përsëri vendimin e FBI për gjykim

Zbulohet i dashuri i Fjolla Morinës, bëhet fjalë për një djalë nga Tirana

Zbulohet i dashuri i Fjolla Morinës, bëhet fjalë për një djalë nga Tirana

SKANDAL/ I bllokojnë pronën për shkak të kredisë së një tjetri

SKANDAL/ I bllokojnë pronën për shkak të kredisë së një tjetri
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}