Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e fitores së zgjedhjeve të 25 prillit teksa ka falënderuar aty të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.
Ndër të tjera kryeministri tregoi se djali i tij i vogël nuk kishte ardhur sepse ishte i mërzitur që votat në Vlorë i fitoj Rama dhe jo Zaho.
‘Një falenderim për gjysmën time më të mirë, për Linda Ramën. Linda është guri që na mbledh. Zaho është i mërzitur pasi unë i mora të gjitha votat në Vlorë dhe ai nuk mori asnjë votë.’- tha Rama./Opinion.al