Aktualitet

Rama:Bastet online në të zezë,organizatorët të skeduar me profile të larta kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 31/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një dëgjesë publike lidhur me hapjen e aktivitetit të basteve sportive se gjithë koha nga momenti kur u vendos ndalimi i basteve ka shërbyer për të parë dy anët e medaljes, pozitive dhe negative.

Rama tha se në përpjekje për të parandaluar bastet ky aktivitet është zhvilluar online në të zezë ku ka patur përfshirje të elementëve me profile të larta kriminale.

‘E vërteta është se kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga mana juaj që publikisht keni përsëritur, në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive. Ne e kemi ndjekur këtë debat që ju keni hapur, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë dhe komunikime me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimin por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për sportin, qoftë për Federatat e Supersportit qoftë për shqiptare të futbollit. Por kemi një kontekst që duhet kuptuar.

Ministri i Brendshëm është këtu se kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë në përpjekje për t’i parandaluar dhe çuar para ligjit më pas organizatorët e basteve online në të zezë, ku ka pasur për hir të së vërtetë dhe ka një pjesëmarrje aktive të disa elementëve të skeduar si profile të larta kriminale dhe drejtori i agjencisë së lojërave të fatit që mbulon pjesën ligjërisht e qartë dhe ska kompetenca ta ndjekë aktivitetin ne te zezë”-tha kryeministri.

Më tej Rama tha:” Kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësinë të shohim dy anë të medaljes, anën pozitive dhe negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online, në të zezë, ku policia e shtetit e këtu është bashkë me ne dhe zv.drejtori i Përgjthshëm i Policisë që në detyrën e mëparshme ka mbuluar dhe këtë pjesë, përpjekjen për të çuar përpara ligjit organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet, një përpjekje që ka pasur rezultatet e veta por ka hasur dhe vështirësitë e veta objektive”.

Pas