Aktualitet

Hapja e basteve /Armand Duka: I duam për të ndërtuar infrastrukturën sportive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 31/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në dëgjesën publike për hapjen e aktivitetit të basteve sportive u shpreh pro hapjes së tyre. Sipas tij të ardhurat e përfituara nga bastet e luajtura në mënyrë të ligjshme do të ndihmonin në infrastrukturën sportive, që sipas tij ka një mungesë të madhe, kryesisht në Tiranë.

“Nuk kemi bërë shpikje, baste luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel. Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin. I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive, unë nuk besoj se plani 2 vjecar do na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë”, tha Duka.

Pas