Kryesore

Rama zbulon përgjigjen për Eurobondin: Nuk ka se si të mos jesh krenar…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 09/06/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është shprehur pasditen e sotme se Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid.

Rama shkruan në “Twitter” se është krenar që është kreu u qeverisë, ndërsa ka ironizuar opozitën si dhe analistët kritik ndaj tij.

Kryeministri sfidon opozitën si dhe analistët që të krahasojnë arritjet e Shqipërisë me vendet e tjera që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive post-Covid.

Postimi i Ramës

Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet! Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42./ Opinion.al

Pas